Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë këtë të hënë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që zhvillohet në Bruksel, nën temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”. Forumi do të fokusohet në progresin e vendeve kandidate, Paketën e Zgjerimit të këtij viti dhe perspektivën e një Bashkimi Evropian më të zgjeruar dhe më rezistent.
Kryeministri Rama do t’i adresohet Panelit me temë “Realizimi i Zgjerimit: Reformat, Investimet dhe Rritja Ekonomike”. Në kuadër të vizitës, Kryeministri do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Javën e kaluar kreu i qeverisë mori pjesë në takimin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian në Dublin. Teksa u pyet për gazetarët në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Rama thekosi se nuk ka rrugë tjetër për anëtarësimin përveç procesit të bazuar në merita.
Duke folur për rolin e Shqipërisë në diskutimet evropiane, kryeministri theksoi se vendi ynë e njeh peshën e tij dhe nuk synon t’u japë leksione të tjerëve.
“Ne jemi shumë të vegjël dhe e dimë vendin tonë, ndaj nuk na takon t’u japim leksione të tjerëve apo të përfaqësojmë të gjithë. Unë jam më i gjati, por drejtoj një vend shumë të vogël. Nuk bëhet fjalë për gjatësinë time, por për peshën e vendit”, u shpreh Rama më 12 nëntor.
