Një konflikt mes dy të dënuarve në Burgun e Durrësit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP) ka bërë arrestimin në flagrancë të të dyshuarit. Sipas njoftimit Muharrem Bugjisha ka goditur me mjet prerës Ilir Bibën.
Ndaj Muharrem Bugjisha rëndojnë veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”..
“Në datën 15.11.2026, në IEVP Durrës, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit të burgosur M. B., pasi gjatë një konflikti ka goditur me anë të një mjeti prerës shtetasin e burgosur I.B
Nga AMSEVP dërgohen materialet procedurale për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në ngarkim të shtetasit të burgosur M. B. për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 324/a të Kodit Penal.
Nga AMSEVP po kryhen verifikimet e mëtejshme për punonjësit e kësaj IEVP-je të përfshirë në paligjshmëri”, thuhet në njoftim.
