Aktualitet Kronike Kryesore

Shpërthim me lëndë plasëse në Patos, dëmtohet porta e banesës së 33-vjeçarit në “arrest shtëpie” (EMRI)

Shpërthim me lëndë plasëse në Patos, dëmtohet porta e banesës së 33-vjeçarit në "arrest shtëpie" (EMRI)

Një ngjarje e dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Patos.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 05:05, 33-vjeçari Mateos Pashaj, i cili ndodhet me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar porta rrethuese e banesës, dyshohet si pasojë e përdorimit të lëndës plasëse.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dokumentuar ligjërisht ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Patos/Informacion paraprak

Më datë 16.11.2026, rreth orës 05:05, shtetasi M. P., 33 vjeç, banues në Patos (me masë sigurie “Arrest në shtëpi”), ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar porta e rrethimit të banesës, dyshohet me lëndë plasëse.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *