Sport

Ancelotti i përgjigjet Romarios, pas kërkesës për shkarkim: Flet shumë, por është e drejta e tij

Ancelotti i përgjigjet Romarios, pas kërkesës për shkarkim: Flet shumë, por është e drejta e tij

Carlo Ancelotti iu është përgjigjur kritikave të ashpra të Romarios, fituesit të “Topit të Artë” në vitin 1994, i cili pas humbjes 3-2 ndaj Japonisë kërkoi publikisht nga Federata Braziliane e Futbollit (CBF) shkarkimin e trajnerit italian.

Në prag të miqësores kundër Singaporit, Ancelotti reagoi me qetësi, por edhe me ironi: “Romario shpreh një opinion, si gjithë të tjerët, dhe kjo është e drejta e tij. Mund të thotë gënjeshtra, të vërteta apo marrëzira. E vërteta është se Romario flet shumë, por kjo është e drejta e tij”.

Trajneri pranoi se paraqitjet e Brazilit nuk janë ende në nivelin e kërkuar dhe se nevojitet shumë punë për ta rikthyer kombëtaren në majat e futbollit botëror.

Ancelotti vlerësoi gjithashtu Raphinha, i cili u përjashtua ndaj Japonisë, por vendosi të mos largohej para kohe nga grumbullimi, pavarësisht pezullimit për ndeshjen me Singaporin. “Ai kërkoi personalisht të qëndronte me grupin. Tregoi shumë dashuri për ‘Seleçaon’ dhe ky është një sinjal i rëndësishëm”, – deklaroi italiani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *