Aktualitet Kronike

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17 vjeçare gjatë stërvitjes, nisin hetimet për mësuesin në Korçë

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17 vjeçare gjatë stërvitjes, nisin hetimet për mësuesin në Korçë

Një nxënëse e një shkolle të mesme në qytetin e Korçës ka denoncuar mbrëmjen e djeshme një mësues të një shkolle 9-vjeçare, duke pretenduar se e ka ngacmuar seksualisht.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth 1 muaj më parë, ku 17 vjeçarja ka qenë pjesë e stërvitjes së Volejbollit në palestrën e shkollës, ku mësuesi jep mësim.

Në denoncimin e bërë në komisariat, 17 vjeçarja ka treguar në prani të babait të saj dhe psikologes, se mësuesi. ka kryer veprime me natyrë seksuale, duke e prekur në pjesë intime gjatë orës së stërvitjes.

Nga ana e komisariatit të policisë, janë marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë brenda palestrës ku do të bëhet edhe kqyrja e DVR-së për të hedhur më tepër dritë mbi këtë ngjarje.

Mësuesi është shoqëruar menjëherë në komisariat ku ka dhënë edhe dëshminë e tij, në të cilën ka mohuar akuzat.

Në përfundim të hetimeve paraprake, për të nisën hetimet në gjendje të lirë ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *