Kronike

Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, pëson dëmtime edhe mjeti ngjitur

Një automjet është përfshirë nga flakët pas një shpërthimi të dyshuar me lëndë plasëse në një nga gomat e tij të para, në orët e para të mëngjesit në Elbasan.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00, në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa si pasojë e flakëve është dëmtuar edhe një automjet tjetër tip “Benz”, i parkuar pranë tij.

“Elbasan/Informacion paraprak. Rreth orës 02:00 të datës 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në njërën prej gomave të para të automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. D., i cili si pasojë është përfshirë nga flakët.

Nga përhapja e flakëve është dëmtuar dhe një automjet tip “Benz”, i parkuar në afërsi të automjetit të shtetases A. D..

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, shkruan policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *