FBI ka lëshuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike ndaj bizneseve dhe organizatave në mbarë botën. Sipas autoriteteve amerikane, kriminelët kibernetikë dhe hakerët e lidhur me shtete po përdorin inteligjencën artificiale për të depërtuar në rrjetet kompjuterike, duke arritur në disa raste të marrin akses me privilegje të larta në më pak se tri orë.
Paralajmërimi është publikuar nga zyra e FBI-së në Dallas, e cila ka shpërndarë edhe një dokument zyrtar prej 13 faqesh mbi teknologjinë ARTEX, që po përdoret për të automatizuar sulmet. Në dokument përshkruhen raste konkrete, përfshirë vjedhjen e të dhënave personale të rreth 67 mijë personave në Korenë e Jugut dhe një sulm që u shoqërua me përpjekje për hyrje në më shumë se 2,250 sisteme klientësh të lidhur me shërbimet e Microsoft 365.
Alarmi i FBI-së vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara janë përballur me një sërë ndërprerjesh teknologjike, nga problemet me bankat deri te dalja jashtë funksionit e rrjetit të klasifikuar të komunikimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA). Ndërkohë, një tjetër njoftim është publikuar sot nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), e cila ka bërë të ditur se në të gjithë SHBA-në do të transmetohet një test i alarmit kombëtar të emergjencave.
Disa prej shërbimeve kryesore të Apple, përfshirë App Store, iCloud, Apple Pay dhe Apple Support, kanë shfaqur probleme në funksionim.
Si po përdoret inteligjenca artificiale nga hakerët?
Në postimin e publikuar në rrjetin social X, FBI shpjegon se ARTEX është një platformë testimi të sigurisë kompjuterike, e cila po shfrytëzohet nga hakerët për të kryer automatikisht disa faza të sulmeve.
Sipas FBI-së, kjo teknologji mund të përshpejtojë sulmet, duke bërë të mundur që hakerët të kalojnë nga identifikimi i objektivit deri te marrja e aksesit me privilegje të larta në më pak se tri orë.
Dokumenti zyrtar i shpërndarë bashkë me postimin e sotëm, tregon se ARTEX është përdorur që prej të paktën gushtit për sulme ndaj organizatave në sektorë të ndryshëm, përfshirë bankat, institucionet qeveritare, teknologjinë, mbrojtjen, energjinë, shëndetësinë dhe telekomunikacionin.
Në Korenë e Jugut, sulmet ndaj institucioneve financiare kanë çuar në marrjen e të dhënave personale të rreth 67 mijë personave.
Një tjetër rast i përmendur nga FBI është sulmi i tetorit ndaj zinxhirit të furnizimit të kompanisë ConnectËise. Ai ekspozoi mjediset e klientëve të Microsoft 365 dhe u shoqërua me përpjekje për hyrje në më shumë se 2,250 sisteme klientësh të lidhur me shërbimin.
Sipas dokumentit, ARTEX mund të përdoret edhe nga persona me njohuri të kufizuara teknike, pasi automatizon veprime që zakonisht kërkojnë aftësi të specializuara.
Deri në fillim të nëntorit, studiuesit kishin identifikuar mbi 1,600 sisteme ARTEX të ekspozuara publikisht. Megjithëse zhvilluesi fillestar e hoqi projektin nga GitHub më 8 tetor, pas raportimeve për keqpërdorimin e tij, platforma vazhdon të jetë e disponueshme përmes kopjeve dhe varianteve të tjera.
FBI u kërkon bizneseve dhe organizatave të forcojnë kontrollet e aksesit në sistemet e tyre, të monitorojnë aktivitetet e dyshimta të automatizuara dhe të raportojnë çdo rast të mundshëm komprometimi në qendrën amerikane të denoncimit të krimeve në internet, IC3.
FEMA njofton aktivizimin e alarmit kombëtar të emergjencave në SHBA
Në të njëjtën ditë me paralajmërimin e FBI-së, Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) ka njoftuar se në të gjithë Shtetet e Bashkuara do të zhvillohet një test i sistemit kombëtar të alarmit të emergjencave.
Pas paralajmërimit të FBI-së për shtimin e sulmeve kibernetike, një tjetër problem teknologjik ka prekur mijëra përdorues në Shtetet e Bashkuara.
Klient të Apple në vende të ndryshme kanë raportuar probleme në aksesimin e shërbimeve dixhitale të kompanisë, përfshirë iCloud, App Store, Apple Music dhe Apple Pay. Ndërprerjet kanë prekur gjithashtu llogaritë personale, shërbimet për zhvilluesit dhe sistemet e pagesave, ndërsa vetë Apple ka konfirmuar vështirësitë përmes faqes së saj zyrtare të statusit.
Problemet më të shpeshta lidhen me hyrjen në llogaritë iCloud. Disa përdorues kanë raportuar shkëputje të papritura nga llogaritë e tyre në iPhone dhe Mac, ndërsa përpjekjet për t’u identifikuar sërish janë shoqëruar me mesazhe gabimi. Vështirësi janë raportuar edhe në shkarkimin dhe përditësimin e aplikacioneve, përdorimin e Apple Music dhe aktivizimin e pajisjeve të reja.
Sipas të dhënave të Downdetector, raportimet kanë përfshirë edhe Apple Support, Apple Business Manager dhe Apple Store. Ndërkohë, probleme janë evidentuar edhe në platformat për zhvilluesit, përfshirë App Store Connect, API-të e Apple Music dhe disa shërbime të lidhura me Apple Podcasts.
Ndërprerjet kanë shkaktuar vështirësi edhe për bizneset. Në Shtetet e Bashkuara, NBC Philadelphia raportoi rastin e një dyqani Apple ku punonjësit nuk arrinin të përfundonin shitjet për shkak të problemeve me sistemet e pagesave.
Gjatë orëve të Pas paralajmërimit të FBI-së për shtimin e sulmeve kibernetike, një tjetër problem teknologjik ka prekur mijëra përdorues në Shtetet e Bashkuara.
Klient të Apple në vende të ndryshme kanë raportuar probleme në aksesimin e shërbimeve dixhitale të kompanisë, përfshirë iCloud, App Store, Apple Music dhe Apple Pay. Ndërprerjet kanë prekur gjithashtu llogaritë personale, shërbimet për zhvilluesit dhe sistemet e pagesave, ndërsa vetë Apple ka konfirmuar vështirësitë përmes faqes së saj zyrtare të statusit.
Problemet më të shpeshta lidhen me hyrjen në llogaritë iCloud. Disa përdorues kanë raportuar shkëputje të papritura nga llogaritë e tyre në iPhone dhe Mac, ndërsa përpjekjet për t’u identifikuar sërish janë shoqëruar me mesazhe gabimi. Vështirësi janë raportuar edhe në shkarkimin dhe përditësimin e aplikacioneve, përdorimin e Apple Music dhe aktivizimin e pajisjeve të reja.
Sipas të dhënave të Downdetector, raportimet kanë përfshirë edhe Apple Support, Apple Business Manager dhe Apple Store. Ndërkohë, probleme janë evidentuar edhe në platformat për zhvilluesit, përfshirë App Store Connect, API-të e Apple Music dhe disa shërbime të lidhura me Apple Podcasts.
Ndërprerjet kanë shkaktuar vështirësi edhe për bizneset. Në Shtetet e Bashkuara, NBC Philadelphia raportoi rastin e një dyqani Apple ku punonjësit nuk arrinin të përfundonin shitjet për shkak të problemeve me sistemet e pagesave.
Gjatë orëve të mbrëmjes janë vërejtur shenja të para përmirësimi, me një rënie të raportimeve për Apple Pay dhe Apple Card. Megjithatë, ankesat për iCloud dhe Apple Music vijuan, ndërsa nuk kishte ende konfirmim se të gjitha shërbimet ishin rikthyer plotësisht në funksion.
Shkaku i ndërprerjes mbetet ende i paqartë. Apple nuk ka publikuar një shpjegim teknik për problemet dhe deri më tani nuk ka prova të konfirmuara që ato të jenë shkaktuar nga një sulm kibernetik./ La Repubblica mbrëmjes janë vërejtur shenja të para përmirësimi, me një rënie të raportimeve për Apple Pay dhe Apple Card. Megjithatë, ankesat për iCloud dhe Apple Music vijuan, ndërsa nuk kishte ende konfirmim se të gjitha shërbimet ishin rikthyer plotësisht në funksion.
Shkaku i ndërprerjes mbetet ende i paqartë. Apple nuk ka publikuar një shpjegim teknik për problemet dhe deri më tani nuk ka prova të konfirmuara që ato të jenë shkaktuar nga një sulm kibernetik./ La Repubblica
