Aktualitet Kronike Kryesore

Nga Kruja drejt Tiranës me pistoletë në taksi, arrestohen 2 të rinj, grushte dhe shkelma ndaj policisë

Nga Kruja drejt Tiranës me pistoletë në taksi, arrestohen 2 të rinj, grushte dhe shkelma ndaj policisë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas, Petrit Shima, 30 vjeç dhe Redion Hymeri, 25 vjeç, në kuadër të operacionit të koduar “Taksimetri”.

Arrestimi i tyre u krye në rrugën “Sami Frashëri”, pasi Policia kishte marrë informacion se një person po lëvizte i armatosur nga Kruja drejt kryeqytetit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan taksinë me të cilën udhëtonin dy të rinjtë. Gjatë kontrollit fizik, 30-vjeçarit Petrit Shima iu gjet një armë zjarri pistoletë, së bashku me 15 fishekë, të cilën e posedonte pa leje.

Ndërkohë, në të njëjtin automjet ndodhej edhe 25-vjeçari Redion Hymeri, i cili dyshohet se nuk ka kallëzuar krimin.

Sipas njoftimit të Policisë, të dy të arrestuarit janë persona me precedentë penalë. Gjatë shoqërimit dhe kryerjes së veprimeve procedurale, ata kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke i goditur me grushte dhe shkelma. Më pas, kanë dëmtuar edhe ambientet e dhomës së shoqërimit në komisariat. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *