Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, është takuar me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të diskutuar reformën zgjedhore dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027. Ajo theksoi se koha është e kufizuar dhe se rregullat duhet të jenë të qarta për të gjithë përpara ditës së votimit.
“Koha është e shkurtër. Zgjedhësit, partitë politike dhe administrata zgjedhore duhet t’i njohin mirë rregullat shumë përpara ditës së zgjedhjeve”, shkroi ambasadorja në rrjetin social X.
De Sousa theksoi se disa rekomandime të hershme të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, të përmendura edhe në Raportin e Shqipërisë për vitin 2026, mbeten ende pa u adresuar.
“U takova me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të diskutuar reformën zgjedhore dhe përgatitjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Koha është e kufizuar. Zgjedhësit, partitë politike dhe administrata zgjedhore duhet t’i kenë të qarta rregullat shumë përpara ditës së zgjedhjeve.
Disa rekomandime të kahershme të ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, të theksuara edhe në Raportin për Shqipërinë të vitit 2026, mbeten ende pa u adresuar. Diskutuam gjithashtu për transparencën e fushatave zgjedhore dhe rëndësinë e një administrate zgjedhore të pavarur dhe profesionale. Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë Komisionin me ekspertizë teknike”, shkroi ambasadorja.
