Aktualitet Kryesore

Sot Maratona e Tiranës, 5.800 garues pjesë e edicionit të 10-të! Nga ora 08:00-16:00 bllokohen rrugët, ja harta

Sot Maratona e Tiranës, 5.800 garues pjesë e edicionit të 10-të! Nga ora 08:00-16:00 bllokohen rrugët, ja harta

Sot në orën 08:00 ka nisur edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës. Eventi sportiv bën bashkë rreth 5,800 garues.

Risia e këtij edicioni është gara 5 kilometra, duke krijuar më shumë mundësi për përfshirjen e qytetarëve.

Për organizimin e Maratonës janë angazhuar prej gjashtë muajsh rreth 600 vullnetarë, 800 punonjës policie dhe 500 punonjës të Bashkisë së Tiranës.

Deri në orën 16:00, një pjesë e rrugëve do të jenë të bllokuara.

E gjithë unaza e vogël e Tiranës nuk do të ketë qarkullim të automjeteve, po ashtu bulevardi “Zogu i Parë” dhe Bulevardi i Ri, siç tregohet në hartën e ilustruar. Nga sheshi “Skënderbej” deri te sheshi “Nënë Tereza”, Rruga e Kavajës, e Durrësit, “Myslym Shyri”, rrugët e ish-Bllokut dhe kryqëzimet që të nxjerrin nga bulevardi në Rrugën e Elbasanit, do të jenë të bllokuara.

Për shkak të maratonës, të dielën edhe disa linja të transportit publik urban do të devijohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *