Kryesore Politike

Zhbllokohet reforma zgjedhore, nesër mblidhet komisioni! Në rend dite mënyra si do votohet pas hartës së re territoriale

Zhbllokohet reforma zgjedhore, nesër mblidhet komisioni! Në rend dite mënyra si do votohet pas hartës së re territoriale

Harta e re territoriale me të cilën vendi do të shkojë në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 dhe ndryshimet që ajo i imponon Kodit Zgjedhor për zgjedhjen e këshillave bashkiakë, ka zgjuar Komisionin për Reformën Zgjedhore pas disa muajsh ‘gjumë letargjik’.

Bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylybashi dakordësuan më në fund një datë, të hënën e 9 nëntorit për t’u mbledhur e për të diskutuar mbi “detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore, në kuadër të procesit të reformës zgjedhore.” Prtsc rendi i mbledhjes…

Ndërkohë palët do të duhet të adresojnë edhe rekomandimet e OSBE/ ODIHR dhe Komisionit Evropian për një reformë të thellë zgjedhore që nuk duhet të përfshijë vetëm dy partitë e mëdha PD-PS por edhe partitë e tjera.

“Disa rekomandime të kahershme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe Komisionit të Venecias mbeten të paadresuara. Një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore është urgjentisht e nevojshme, veçanërisht përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027” u tha në raportin e progresit për Shqipërinë disa ditë më parë.

Vetë përfaqësuesi demokrat në këtë komision, Oerd Bylykbashi, tha të premten se PD është për lista 100% të hapura, edhe në zgjedhjen e këshillave bashkiakë.

“Shqipëria ka nevojë për një sistem krejtësisht të ri zgjedhor, ku përfaqësimi i partive të garantohet mbi bazën e proporcionalitetit kombëtar, me lista të hapura. Edhe këshillat bashkiakë duhet të zgjidhen me lista të hapura, në vend të listave të mbyllura që zbatohen që nga Kodi Zgjedhor i vitit 2000, i miratuar në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste” tha Oerd Bylykbashi

Ndërsa socialistët ende nuk e kanë një propozim mbi sistemin zgjedhor, por kanë paralajmëruar se nëse nuk gjendet një rrugë e dakordësuar do të vijojnë të vetëm reformën.

Komisionit i përfundon mandati në fund të muajit nëntor dhe siç sërish shumica ka paralajmëruar, afati nuk do të shtyhet.

Ky komision i posaçëm nisi punën mesin e nëntorit të vitit të kaluar dhe i vetmi produkt i tij është drafti i një ligji të veçantë për financimin e partive politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *