Politike

U përfol për pazar me Ramën për Ministrinë e Bujqësisë, Braçe pas Asamblesë: A keni turp? Tani hani paratë e pisave, ju paguan edhe një pjesë brenda PS-së

U përfol për pazar me Ramën për Ministrinë e Bujqësisë, Braçe pas Asamblesë: A keni turp? Tani hani paratë e pisave, ju paguan edhe një pjesë brenda PS-së

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj lajmeve të publikuara sipas tij prej pesë ditësh në portale dhe media online, sipas të cilave ai është përfshirë në një pazar politik me kryeministrin Edi Rama për të marrë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe për t’u tërhequr nga pretendimi për të kandiduar në Bashkinë e Tiranës.

Përmes një video-live të publikuar në rrjetet sociale, Braçe ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i cilësuar sulmet ndaj tij si një fushatë linçimi në internet.

Ai ka theksuar se votat e marra ndër vite në Qarkun e Tiranës, në diasporë dhe në Bashkinë e Tiranës nuk i ka përdorur asnjëherë për pazare apo interesa personale.

Braçe ka theksuar se karriera politike nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë një çështje karrigesh për të, duke nënvizuar se prioriteti i tij mbetet puna.

Në fund të reagimit, deputeti socialist ka hedhur akuza të forta ndaj atyre që, sipas tij, bëjnë pazare dhe përfitojnë nga paratë e personave të pandershëm, duke përmendur edhe individë brenda Partisë Socialiste.

Reagimi i Braçes:

Po tani?! Pesë ditë me radhë; Braçe në pazar me Ramën: Merr bujqësinë, meqë e ke merak, dhe ik nga Bashkia e Tiranës!

Pesë ditë rresht në çdo portal e media online; Shpërndarë pa fund kudo, shoqëruar me linçim online. Madje dje, një që po e quaj media, shkruante; Qeni që leh nuk të ha, sidomos kur e bën ministër!

Po turp a ke?! Apo ç’të duhet, më mirë kështu!

Dëgjoni, një gjë dua ta ndaj me cilindo që më ndjek e më ka votuar drejtpërdrejt 30 vite me radhë;

Ato 25 mijë votat në qarkun e Tiranës e diasporë, 19.300 votat në Bashkinë e Tiranës, mijëra vota të mbledhura në zgjedhje të drejtpërdrejta në 30 vite, s’i kam këmbyer kurrë në pazar personal!

Nuk kanë qenë, nuk janë, nuk do të jenë kurrë nevojat e mia karriget!

Gjithë jetën ia kam kushtuar punës, pooo puna është nevojë e imja, atë dua, punën!

Tani;

Hani pazaret e mbusheni gojën plot, siç hani edhe paratë e pisave – disa edhe në PS!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *